Pas dy barazimeve radhazi ndaj Pisës dhe Atalantës, Milani është tashmë i përqendruar te supersfida e së dielës mbrëma kundër Romës, që kryeson kampionatin. Megjithatë, trajneri Max Allegri vazhdon të përballet me një listë të gjatë lojtarësh të dëmtuar.
Vëmendja e teknikut kuqezi dhe e stafit të tij, aktualisht, është e përqendruar kryesisht te Rafa Leão, portugezi iu nënshtrua disa kontrolleve rutinë që përjashtuan dëmtime apo probleme më serioze, por ai vazhdon të vuajë nga një inflamacion në ije që nuk e lejon të vrapojë me shpejtësinë e zakonshme. Prania e tij kundër verdhekuqve është në dyshim, por deri në ndeshje kanë mbetur edhe tre ditë, e njëjta situate edhe për sulmuesin meksikan Gimenez dhe mbrojtësin Tomori. Ndërkohë lajmi i mirë është rikuperimi i dyshes Loftus Cheek dhe Nkunku

