Osmani: Kushtetuta detyron presidenten të bëj çmos për të shmangur zgjedhjet, do ta kryej këtë detyrim

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur me partitë politike për çështjen e krijimit të shumicës për bërjen e Qeverisë së re. Ajo ka thënë se disa nga partitë kanë treguar qartë që s’kanë shumicën, derisa ka treguar se kreu i LVV-së i ka kërkuar edhe pak kohë për të parë nëse do të mund të bëjë numrat për Qeverinë e re, .

Osmani duke folur për kërkesat e partive që të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e reja, ka thënë se Kushtetuta e obligon presidenten që të bëjë çmos për të shmangur zgjedhjet e reja dhe ka thënë se do të respektojë këtë gjë.

banner

“Detyrimi i presidentes është të bëjë çmos të evitohen zgjedhjet. Partitë politike i kanë qëndrimet e tyre, por detyrimi i presidentes është të bëjë çmos të evitohen zgjedhjet. Dhe këtë detyrim mundohem ta kryej në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy