Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muja ka bërë të ditur se babai i tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur, Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona,” ka shkruar deputeti.
Muja ka shtuar se detajet e varrimit do të bëhen publike në ditët në vijim, ndërsa ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen e dhënë në këtë kohë të vështirë për familjen e tij.
Në fund, deputeti e ka përmbyllur njoftimin me fjalët: “U prehtë në paqe.”

