Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se PDK-ja do të ketë rënie në zgjedhjet e ardhshme.
Ai në Pressing të T7, ka argumentuar këtë duke thënë se nuk ka reformim të thellë për shkak se vazhdojnë të kenë fuqi brenda partisë figurat që janë identifikuar me keqeverisjen.
Për dallim nga PDK-ja, Gashi thotë se LDK-ja ka reflektuar ndryshe.
Ai tha se i pëlqen që LDK-ja e ka zgjedhur Abdixhikun në krye si një njeri që për një dekadë ka kritkuar keqqeverisjen.
Po ashtu, tha se Abdixhiku ka qenë ministri më i mirë në Qeverinë Kurti 1.
Gashi ka edhe vërejtje për të, duke thënë se ”duhet akoma më shumë të skajohen figurat e LDK-së të identifikuara me keqqeverisjen“.
”Më ka pëlqyer te LDK-ja është se e ka pru në krye një person që për krejt dekadën ka qenë kritik ndaj keqqeverisjes, nuk është një lider që i ka kontribuo korrupsionit. Ka qenë ministër në Qeverinë Kurti dhe ka qenë ministri më i mirë, nuk ka pranu me qenë ministër në Qeverinë Hoti, ka kërkuar prej LDK-së mos me rrëzu qeverinë kohë pandemisë se kjo është katastrofë. Kur është zgjedhur presidentja e Kosovës nuk e ka blloku vendin por ka shku seancë dhe ka thënë ky i ka votu 50% të votave dhe ky subjekt duhet me vazhdu të qeverisë. E unë kam vërejtje se është mundu me i skaju ato figurat që kanë qenë të identifikune me atë keqeverisjen e dekadës së kalune“, ka thënë Gashi.