Xherdan Shaqiri shënon golin e avantazhit për Baselin kundër FCSB-së
Ish-reprezentuesi i Zvicrës po del protagonist në fillim të ndeshjes mes Baselit dhe FCSB-së, duke shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Pas një ndërhyrjeje të VAR-it, gjyqtari Juxhin Xhaja sinjalizoi penallti në favor të skuadrës zvicerane. Shaqiri mori përgjegjësinë dhe me qetësi dërgoi topin në qendër të portës, duke mashtruar portierin Lukas Zima, i sapo futur në lojë.
Ndeshja ishte e tensionuar edhe më herët, pasi në minutën e 12-të, Stefan Tarnovanu i FCSB-së u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën rumune me dhjetë lojtarë

