Muriqi shkruan historinë, goli i parë në karrierë në Champions League

by Nexhat

Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë në karrierën e tij në Champions League.

Sulmuesi kosovar ka kaluar në avantazh Fenerbahçen ndaj Lyonit, duke shënuar në minutën e 24-t të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve.

banner

Muriqi përfitoi nga aksioni i skuadrës turke dhe dërgoi topin në rrjetë për të zhbllokuar sfidën, duke i dhënë Fenerbahçes një avantazh të artë në betejën për kualifikimin në fazën e ligës së Champions League.

Ky është goli i parë i Vedat Muriqit në karrierë në Champions League, një moment i veçantë për sulmuesin e Kosovës, i cili po luan për herë të parë në këtë kompeticion me fanellën e Fenerbahçes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy