Nënkryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Glauk Konjufca do t’a bëjë Qeverinë dhe se i njëjti është person unifikues dhe i dyti më i votuar në vend.
“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu në A2CNN.
Konjufca pasi mori mandatin nga Presidentja dhe ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit deri më 19 nëntor.
Megjithëse afatet kushtetuese po ecin nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim nga Glauk Konjufca.
Kështu konfirmoi Sekretarja e Përgjitshme e kësaj partie, Vlora Çitaku.
Çitaku potencoi se edhe po të kishin një ftesë të tillë përgjigja mbetet ‘JO’.
“Jo nuk kemi asnje ftese, dhe edhe po te kishim, përgjigja është jo” deklaroi Çitaku, për Blic.
Ajo potencoi se kanë qenë konstruktiv për zhbllokimin e situatës politike në vend por se si PDK nuk kanë votë për Qeverinë Kurti/ Konjufca.
“Ne kemi qene konstruktiv për zhbllokimin e situates politike ne vend. Por votë për Qeverinë Kurti/Konjufca nuk kemi” deklaroi Çitaku.

