“Tri plagë në bark”, detaje të tjera rreth plagosjes së të dyshuarit për vrasjen në Malishevë

by Nexhat

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës, është shtrirë tashmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, pas trajtimit që mori në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Klankosova ka mësuar se Isufi është i plagosur në pjesën e poshtme të barkut.

banner

Burimet e njëjta pohojnë se i dyshuari në fjalë në trupin e tij i ka tri plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Po ashtu, dyshohet se në abdomenin e tij mund të ketë edhe më shumë se tre predha të plumbit.

Isufi është në gjendje stabile shëndetësore, dhe ka dëmtime të ndonjë organi në trupin e tij.

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Siç ka raportuar ekskluzivisht Klankosova.tv rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Fillimisht, i dyshuari është trajtuar në QKMF-në e Malishevës dhe më pas është transferuar në QKUK, nën masa të rrepta sigurie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy