Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

by informim peje

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor, të cilat zënë 30-40% të gjithë sëmundshmërisë.

Por ajo më e shpeshta është dhimbja e kokës, e cila është një shqetësim që pothuajse çdo njeri e ka provuar. Shefi i shërbimit të neurologjisë, Prof. Altin Kuqo, thekson se janë dhimbjet sekondare të kokës ato që janë më shqetësuese.

banner

“Ka dhimbje koke primare, por ka edhe dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të trurit si encefalitet, sinozitet…”, shprehet profesor Kuqo.

Cilat janë ato dhimbje koke që duhet të na çojnë te mjeku?

Prof. Altin Kuqo shprehet: “Dhimbjet që nuk janë primare, pra ato dhimbje që zgjasin me ditë dhe nuk qetësohen me një inflamator.”

Po pacientët që kanë vazhdimisht dhimbje koke të llojit migrenë apo të tjera, kur duhet të alarmohen?

Altin Kuqo: “Një dhimbje e fortë që nuk e ke përjetuar asnjëherë ju bën ti drejtoheni mjekut, për të përjashtuar ndonjë tumor apo problem tjetër.”

Shtimi i sëmundjeve neurologjike ka alarmuar edhe OBSH-në, e cila u kërkon qeverive të vendeve të varfra më shumë vëmendje për të rritur aksesin e pacientëve në sistemet shëndetësore./TopChannel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy