Kallas i takon ndaras Kurtin e Vuçiqin, përpiqet t’i shtyjë të ecin përpara në dialog: Marrëveshja e Ohrit në veçanti është obligative

by Nexhat

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në një postim në rrjetin “X” ka dhënë detaje për takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe njofton se është takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Kallas shprehet se ka theksuar nevojën për të çuar përpara “normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Kallas thekson se progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.

banner

“Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme”, vijon Kallas.

“Zbatimi i tyre nuk është një favor për Brukselin, por një detyrim ndaj qytetarëve dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale”, thekson Kallas.

Tutje, ajo shprehet se “BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetësues i paanshëm. Por lehtësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy