Enver Hasani kritika pushtetit: Nëse i japim nga 200 milionë euro për vota, publikimi i parave që u dhanë për Hagën pati qëllim poshtërues

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë veprimesh në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për Tëvë, Hasani tha para çdo palë zgjedhje jepen mbi 200 milionë euro, teksa tha se publikohen sa para u dhanë për avokatët.

banner

Sipas Hasanit një gjë e tillë ka qenë poshtëruese.

“Këto 6 vite të mbrojtjes nuk kanë qenë në nivel, e kam fjalën për Kosovën. Ne nëse i japim nga 200 milionë e më shumë çdo zgjedhje për vota, unë mendoj që ka qenë poshtëruese bërja publike e 40 milionë eurove për mbrojtjen para 6 muajve”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy