Gjilan: Arrestohet një person, i kapet sasi marihuane dhe drita për rritjen e bimëve narkotike

by informim peje

Një person është ndaluar në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli policor tek ai janë gjetur substanca narkotike dhe pajisje për kultivimin e bimës Cannabis sativa.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 10 nëntor, te i dyshuari me inicialet E.R., janë sekuestruar:

banner

një qantë me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gramë,

dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike,

një qese me 190 fara të bimës Cannabis sativa me peshë 3.70 gramë,

dy qese të tjera me marihuanë me peshë 3.88 gramë,

si dhe një telefon celular “iPhone X”.

“Nga ky operacion është ndaluar një person, lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe **‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy