Avioni luftarak rus rrëzohet pranë kufirit me Finlandën, vdesin 2 pilotët

by Nexhat

Një avion luftarak është rrëzuar në Rusi, kurse dy pilotë kanë humbur jetën pas përplasjes.

Informohet se një avion luftarak Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në republikën ruse të Karelias, pranë kufirit me Finlandën.

banner

Lajmi është raportuar nga vetë mediat ruse, që cituan Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

Guvernatori i Karelias, Artur Parfenchikov, tha në platformën Telegram, se avioni luftarak u rrëzua në një pyll, duke sqaruar se nuk kishte viktima në tokë.

Mediat informojnë deri tani vetëm për 2 pilotët e vdekur. Është urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy