Dogana e Kosovës asgjëson qindra pako shamponi të falsifikuar të markës “HOBBY”

by engel

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një veprim të rëndësishëm në mbrojtje të konsumatorëve duke asgjësuar 324 pako me shampon të falsifikuar të markës së njohur tregtare “HOBBY”. Produktet, secila me përmbajtje prej 1200 ml, u sekuestruan gjatë kontrolleve rutinë dhe iu nënshtruan verifikimit të mëtejshëm.

Gjatë procedurave të inspektimit, autoritetet doganore kanë konstatuar se shamponët nuk përputheshin me standardet e origjinalit dhe përmbanin elementë që i bënin të dyshoheshin për falsifikim. Për më tepër, ekzistonte rreziku që këto produkte të ishin të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, çka nënvizohet edhe si arsye kryesore për ndalimin e tyre nga qarkullimi i lirë.

banner

Dogana ka bërë të ditur se veprime të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur tregun nga produktet e rrezikshme dhe për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy