Çfarë duhet të pini për të lehtësuar dhimbjet e stomakut

by informim peje

Ka shumë arsye që mund të shkaktojnë shqetësim lokal në stomak, nga dispepsia e thjeshtë deri te ulcerat dhe helmimi nga ushqimi.

Kur shfaqen simptomat, dhimbja mund të jetë e pakëndshme në rastin më të mirë dhe dobësuese në rastin më të keq.

banner

Megjithatë, mund ta hiqni qafe atë në mënyrë natyrale duke pirë një nga pijet e mëposhtme që ne ju rekomandojmë.

Sigurisht, nëse dhimbja vazhdon, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kamomil

Kamomili është ndoshta pija më e famshme për trajtimin e shqetësimeve në stomak, pasi duket se ndihmon në uljen e çrregullimeve të stomakut dhe simptomave të sindromës së zorrës së irritueshme. Mund ta konsumojmë kamomilin si pije, të cilën do ta gjejmë në një bustinë ose do ta përgatisim vetë. Nëse duam ta përgatisim vetë, përdorim 4 lugë gjelle kamomil të tharë, i hedhim ujë të nxehtë sipër dhe e mbulojmë për 5-10 minuta. Nëse duam të përdorim kamomil të freskët, mjafton ta hedhim në ujë të nxehtë dhe ta lëmë për 3 minuta.

Mente

Menteja vepron si një antispazmatik gastrointestinal, që do të thotë se relakson muskujt e stomakut dhe përmirëson tretjen. Kjo është arsyeja pse disa restorante shërbejnë çaj menteje në fund të një vakti.

Xhenxhefil

Arsyeja pse xhenxhefili është kaq i dobishëm është se ndihmon në lëvizshmërinë gastrointestinale. Kjo thjesht do të thotë se ai mban gjithçka në lëvizje të qetë, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e të përzierave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy