Bedri Hamza: Thaçi, Veseli e Krasniqi janë themeli i shtetit – presin prej nesh unitet

by engel

Në ditën e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari Bedri Hamza ka përkujtuar figurat historike të partisë, të cilët po përballen me fazën përfundimtare të procesit gjyqësor në Hagë. Në fjalën e tij para delegatëve, Hamza i përshkroi Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin si liderë që me vizion, guxim dhe sakrificë kontribuuan në shtetndërtimin e Kosovës.

“Le t’i nderojmë liderët tanë historikë, që me vendosmëri e bënë Kosovën shtet të pavarur e sovran. Hashim Thaçi, nënshkrues i marrëveshjes së Rambujesë, shpallës i pavarësisë dhe presidenti që e afirmoi Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kadri Veseli, çlirimtar dhe drejtues që e modernizoi partinë. Jakup Krasniqi, politikan i urtë dhe zë i pathyeshëm i UÇK-së dhe i shtetit tonë,” u shpreh Hamza, duke shtuar se sakrifica e tyre dhe e shumë të tjerëve është baza mbi të cilën qëndron PDK-ja sot.

banner

Ai falënderoi edhe ish-kryetarët Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në drejtimin e partisë.

Hamza theksoi se PDK ka kaluar nëpër faza të vështira dhe debate të brendshme, duke nënvizuar se diversiteti i mendimeve është i natyrshëm në çdo familje politike. Por, sipas tij, e rëndësishme është vullneti i përbashkët për bashkëpunim dhe afrimitet.

“Bashkimi nuk do të thotë të mendojmë njësoj, por të punojmë së bashku me respekt e përgjegjësi, duke pasur një qëllim të përbashkët për të ecur përpara. Asnjë institucion dhe asnjëri prej nesh nuk është i pagabueshëm,” tha Hamza.

Kryetari i PDK-së theksoi nevojën për unitet më shumë se kurrë, duke deklaruar se këtë e presin edhe vetë liderët historikë të partisë.

“Sot kemi nevojë të jemi të bashkuar, të mos humbim askënd nga rruga jonë. Ata që dhanë shumë për këtë parti – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – presin prej nesh unitet,” përfundoi Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy