Shpërndanin përmbajtje nacionaliste, aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se, nga viti 2021 e deri më 23.10.2024, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nacionaliste.

banner

Ndërsa, më 23.10.2024, gjatë kontrollit policor në veturën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme, si fanella 148 kartëvizita me përmbajtje nxitëse dhe përçarese, që do të mund të shkaktonin prishje të rendit publik

Ndërsa në rastin e dytë, të pandehurit K.B., dhe M.J. akuzohen se, në vitin 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, kanë shfaqur një video në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohem sipas ligjeve në fuqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy