PODUJEVË/ Reshjet e natës rrisin nivelin e lumenjve, ekipet emergjente në gatishmëri

by Nexhat

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur që nga mesnata, në Komunën e Podujevës është shënuar rritje e nivelit të ujit të lumenjve dhe përroskave.

Megjithatë, autoritetet lokale njoftojnë se situata aktualisht paraqitet stabile dhe pa rrezik të menjëhershëm, përcjell Telegrafi.

banner

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se po e monitoron gjendjen në terren në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet emergjente dhe ato të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast të paraqitjes së ndonjë problemi

Qytetarët janë njoftuar që për çdo rast urgjence të kontaktojnë numrat zyrtarë të shërbimeve emergjente: Policia: 192, Zjarrfikësit: 193, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Shpëtimit: 044 238 221.

Komuna apelon për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat pranë rrjedhave ujore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy