E dashtun Leo !

by Nexhat

Nga: Argjira Ukimeri

Du me t’u diftue si asht mas miri. Veç ti don edhe din me m’kuptue.  Kur pranvera nisi me ardh, bashk me te vijnë edhe lulet e Majit. Zani yt i ambël m’nep shpresê e jetë, m’mbush plot lumni e m’ban me rrnue n’parajsën  tande engjullore.

banner

Jeta m’ka ba me kuptue qi jo çdo kush asht si ti e unë! Edhe n’mêrzinë ma t’madhe kur e kemi pas, kêrkush s’gjeti dakik e as sahat pêr me m’ngushllue! Jeta asht e pa m’shirë! Nuk m’dha edhe nji mundësi t’dytë pêr me jetue!

As me i pa njerzit n’sy e me kuptue se sa kemi nevojë për njani tjetrin, për dashninë qi na ka mungue, edhe për hallet tona qi kurr s’maruen! Kjo dynja asht durim e pritje! Ku dita asht sa nji shekull jetê, e nata pa ispatë!

Oh jetë e shenj’t, buzëqeshë, hiq pa ndalë. I falë gzim e dashni ksaj krijese Hyjnore, edhe n’ditët ma t’bekueme t’Universit!

DASHNI, T’DUE TY! SEPSE EDHE TI M’DO MUE!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy