Haradinaj, mërgimtarëve me letër: Mos lejoni propagandë që dëmton familjen

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u është drejtuar mërgimtarëve me një letër me rastin e pushimeve të fundvitit, ku i fton ata për reflektim dhe angazhim në proceset politike në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Haradinaj thekson se krahas vizitave familjare, festat e fundvitit do të sjellin edhe “një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit”. Ai nënvizon se synimi mbetet një Kosovë që pasqyron “ëndrrat e përbashkëta”, ku vlerat e lirisë respektohen dhe ku institucionet tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

banner

Haradinaj kritikon qasjen e Qeverisë në mbështetjet financiare, duke thënë se Kosova ka nevojë për “angazhim institucional”, e jo për “lëmoshë prej 100 eurosh” që, sipas tij, shërben vetëm për zgjatjen e pushtetit.

Ai u bën thirrje mërgimtarëve të diskutojnë brenda familjeve të tyre dhe të marrin vendime për të ardhmen e vendit. Haradinaj rikujton kontributin e mërgatës para dhe pas luftës, duke theksuar se uniteti familjar dhe kombëtar është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.

“Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen. Besnik ndaj atdheut dhe kombit”, përmbyll ai letrën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy