Aksion i NjRSh në Ferizaj: Kapen gjashtë persona të kërkuar, dërgohen në burg

by Nexhat

Policia në Ferizaj, gjatë ditës së premte ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale, të kërkuar nga Gjykata.

Arrestimet e të dyshuarve u bën nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, ku të gjashtë rastet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale,

banner

Personat e arrestuar dhe veprat për të cilat akuzohen të njëjtit, janë:

I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh;

D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh;

M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh;

B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh;

J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh;

N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy