GJKKO pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, vendoset edhe ndalimi i udhëtimit jashtë vendit

by engel

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) ka marrë vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Së bashku me pezullimin, gjykata ka caktuar ndaj saj edhe masën ndaluese për të mos dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Ky është rasti i parë në Shqipëri ku një funksionare kaq e lartë qeveritare – në këtë rast numri dy i kabinetit – pezullohet me vendim të GJKKO-së, duke e shënuar si një ndër ndërhyrjet më të forta të drejtësisë së posaçme në nivelet e larta të ekzekutivit.

banner

Sipas dosjes hetimore, Balluku dyshohet për përfshirje në vepra të rënda që lidhen me korrupsion dhe shpërdorim detyre. Hetimet pritet të zbardhin plotësisht shtrirjen dhe natyrën e dyshimeve, ndërsa aktualisht autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Në opinion publik kanë qarkulluar spekulime se për çështjet në hetim mund të ketë pasur dijeni edhe vetë kryeministri Edi Rama, por deri më tani nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime.

Procesi ndaj Ballukut pritet të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme në raportet mes qeverisë dhe drejtësisë, teksa GJKKO paralajmëron hetime të mëtejshme dhe të pandikuara politikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy