Çitaku: Çfarë turpi, në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë

by Nexhat

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me një organizim në Vatikan ku është anashkaluar Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë, për cka thotë se ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.

“Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi. Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare. Ndërkohë, Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit. Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo. Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit. A thua pse?”, ka shkruar Çitaku.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy