“Jam gati” – Abdixhiku i lumtur pasi u nominua për kryeministër, falënderon kolegët

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar kolegët e tij të kryesisë për besimin e plotë, pasi në takimin e sotëm, e nominuan sërish kandidat për kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së kërkoi nga qytetarët e Kosovës t’i bashkohen, siç thotë ai, nëse besojnë se e ardhmja e fëmijëve duhet ndërtuar mbi punë, dije dhe vlera.

banner

“Dhe sot dua t’u drejtohem të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim partie, bindjeje apo zhgënjimi: Nëse besoni në një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar, më europiane; nëse besoni se ky vend meriton qeveri që respekton ligjin dhe institucionet; Nëse besoni se e ardhmja e fëmijëve tanë duhet ndërtuar mbi punë, dije dhe vlera – atëherë ju ftoj të bashkohemi. Të bashkohemi për Kosovën. Të bashkohemi për një qeveri serioze”, tha ai.

Ndër të tjera, kreu i kësaj partie theksoi se 28 dhjetori është disa kur niset një rrugë e re, duke u shprehur se është gati.

“Të bashkohemi për t’i dhënë fund aventurës politike dhe për ta kthyer vendin në rrugën e sigurt të zhvillimit. 28 dhjetori është dita kur e nisim rrugën e re. Dhe unë, me përulësi dhe vendosmëri, jam gati”, përfundon postimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy