Me deklarimet e saj për buxhetin, Vjosa Osmani shihet haptas e rreshtuar kah Albin Kurti dhe Vetëvendosja

by Nexhat

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës pa paga, e disa qytete pa buxhet, janë pasojat e mosmiratimit të buxhetit të ri dhe mos krijimit të qeverisë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje, gjatë javëve të fundit ka bërë manovra në mënyrë që t’i fajësojë partitë e ish-opozitës, duke ftuar seanca parlamentare, nga njohësit e fushës, këto veprime të VV’së shihen të jashtëligjshme e kundërkushtetuese.

VV’ja ishte e vetme në këto veprime, por ditëve të fundit me qëndrimet e sa, Osmani, po vlerësohet se është rreshtuar me partinë e Kurtit, shkruan Gazeta Express.

banner

Në këtë frymë u panë deklaratat e saj që fajësuan partitë e ish-opozitës, për mos miratimin e buxhetit për RTK’në, dhe komunat si Prishtina e Gjilani.

Osmani hapur ka argumentuar për këtë situatë si VV’ja, më saktësisht si Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca, duke kujtuar votimin e buxhetit në Qeverinë Hoti.  Konjufca për këtë foli gjatë  seancën kur si i mandatuar dështoi të formonte qeverinë.

‘’Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka deklaruar Osmani dje.

Ndërsa fajin opozitës, Osmani ia hodhi në mënyrë indirekte duke thënë se ‘’kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet’’, e ka pasur mundësinë ta votojë si pikë të ndarë.

“Qëllimisht i kam ftuar, një herë partitë politike dhe i kam lut: ‘’Ju lutem, para se ta shpërndaj kuvendin, kthehuni edhe njëherë në sallën e kuvendit. Unë ju pres këtu’’. Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet, ka pas mundësi që ta votojë si pikë të ndarë dhe ka pas mundësi që tjerat të mos i votojnë por atë ta votojnë’’, ka thënë ajo.

Ndaj deklaratave të Osmanit, kishte reaguar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani, kishte vlerësuar se deklaratat e Osmanit s’janë në rolin e presidentes, porse të njëjtat janë në rolin e zëdhënëses së VV’së. Ai ka shtuar se ndihet i ‘’turpëruar’’ kur sheh Osmanin dhe jurist të tjerë që bëjnë deklarata të tilla duke shkelur ‘’me kaq paskrupullësi etikën bazike profesionale’’.

‘’Ajo mund t`i falet zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes së Republikës. Për fat të keq, kur po e shoh atë dhe disa kolegë po turpërohem se njëkohësisht janë edhe juristë dhe janë do gjëra jashtëzakonisht elementare dhe po ndihem i turpëruar që me kaq paskrupullësi shkelin etiken bazike profesionale. Kjo periudhë do të mbahet mend për shumëçka. Po të ishte zëdhënëse e VV-së është në rregull. Se me thanë kështu, pasi e ka pas edhe të nënshkruar(dekretin për shpërndarjen e Kuvendit). Po edhe hiç mos me e pas është e qartë që shkohet me automatizëm në zgjedhje, në një nen tjetër atje i kallxon se kur bëhet shpërndarje e Kuvendit me automatizëm dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e ka qëndis, që tregohet kur shkohet me automatizëm”, kishte thënë  Hasani.

Reagim ndaj Osmanit për deklaratën e saj ka pasur edhe Albert Krasniqi nga D+. Ky i fundit ka vlerësuar se presidentja ‘‘po shfaq përfshirje të hapur në procesin zgjedhor, duke cenuar seriozisht rendin kushtetues’’.

Më tej, i njëjti ka deklaruar edhe se Osmani, është shfaqur haptazi në fushatë zgjedhore duke fajësuar opozitën për bllokimin e buxhetit.

‘’Më pas, Presidentja ndërhyri në rendin kushtetues të themelimit të institucioneve përmes letrave drejtuar Kryetarit të Kuvendit për formimin e komisioneve parlamentare – një praktikë e paprecedentë që synonte të mbështeste narrativat e partisë në pushtet dhe të ndikonte procesin politik përtej kompetencave të saj. Tani, ajo është shfaqur haptazi në fushatë zgjedhore duke fajësuar opozitën për bllokimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fakt, kjo përbënte një thirrje të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për shkeljen e Kushtetutës, duke zhvendosur fajin nga ata që e prodhuan krizën tek ata që refuzuan ta legjitimonin atë’’, ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi, i ka bërë thirrje Osmanit që të përmbahet nga çdo ndërhyrje në proceset zgjedhore dhe të përqendrohet në detyrimet e saj kushtetuese.

Ndryshe, për shkak të bllokimit të buxhetit të Prishtinës, linjat e autobusëve të Trafikut Urban e kanë pezulluar punën. Madje të njëjti, dje dhe sot kanë bërë protestë. Përderisa dje ata u shfaqën para objektit të komunës së Prishtinës e më pas edhe tek qeveria, sot ata kanë bllokuar rrugët duke vendosur autobusët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy