Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, i është përgjigjur presidentes Vjosa Osmani që tha se është shqetësuese është që pesë anëtarë të KPK’së kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë,
Hajdaraj tha se askush nuk është kërcënuar dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar.
“Askush nuk është kërcënuar dhe presidentja mund të jetë keq informuar. Ne i bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër që të mos ndërhyjë në punën e sistemit prokurorial dhe të respektojë pavarësinë institucionale dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin këshillit në suaza siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligj”, tha ai.

