Seanca në kuvendin e Prishtinës, edhe PDK do të votojë për bartjen e mjeteve

by Nexhat

Asamblisti i PDK’së, Leutrim Retkoceri, ka thënë se asamblistët e kësaj partie do të votojnë për  bartjen e mjeteve të vitit të kaluar në vitin 2025.

“Grupi i asamblistëve të PDK’së për mandatin 2021-2025 mbetet i vendosur të kontribuojë me seriozitet për tejkalimin e kësaj gjednje në këtë mbledhje të jashtëzakonshme. Bartja buxhetore e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 mund të paraqesë zgjidhje të përkohshme, por është e domosdoshme të dihet nëse kjo bartje shërben si mundësi për ti rikthyer shërbimet esenciale në kryeqytet, siç është transporti publik, shujtat e fëmijëve në shkolla, të paguajë borxhin për mbeturinat dhe të sigurojë pagat për punëtorët e ndërmarrjeve publike. Për këto dhe për kode tjera që janë në dobi të qytetarëve, PDK do të votojë në këtë seancë”, tha ai

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy