
DODONA
Ngritje orakulli n’eter ngritje madhështore
Me gjasë lindjet kanë marrë hov papritur
Si në Kodrën e Diellit perëndesha Dodonë
Kur vardiset jehona e maleve me yje ndritur.
*
Nuk ka se si ndryshe të lartësohet e bukura
Në legjendat e shqiponjave krahërrapllimë
Këndojnë Pellazgët qirren Ilirët me flatra
Mbi bjeshkë t’Baba Tomorrit qetësohej Dodona.
*
Në djepin e Dodonës flinte ëmbël ylli Aromba
Sikur në netët kur vdisnin nga shiu pa gjumë
Sa bukur shkëlqente Përmeti me lule të kuqe
Në atë pranverë me blerimin e lisave të gjatë.
*
Perënditë e panë dritën e bardhë me Dodonën
Njësoj si n’muajin maj kur bletët mbushin hojet
Pëllumbat e bardhë fluturuan lart mbi re qielli
Akrobacionet e tyre krijonin mrekulli prej dielli.
VARDISJE NË ZBRAZTËSI
Degdisje në qiell midis resh
Mbi re shiu rrotullohet lehtë
Yjet fundosen n’anije t’zbrazëta
Deti i përpinte si mos të ishin.
*
Rrezet e diellit nuk shihen askund
Erërat nuk prajnë mu si uragan
Mashtrimet trillimet kaplojnë si ethe
Pa ditur përse ndodhë ëndrra.
*
Dikush thuri këngë gjeli pa rimë
Duke u shfryrë kot në rrasa e rrashta
Lisin e fortë nuk e shkulin dot erërat
Degdisje midis resh pa pardon.
*
Eh medet si nuk kuptohet kënga e gjelit
Përdhosje humbëtirë lisi me gjemba e flatra
Kot përdalisje zukatje në re shiu
Retë e shiut dikush mëton t’i fus n’shportë.
*
Kot sorollaten sorrat maje lisi e fisi
Sa keq ndjehet mjegulla pa fanarë
Ethshëm gudulisen në veranda zogjtë
Si t’ishin çakej të kuq kot vardiset e kota.
*
Të përdalat përdalisen pa nam e nishan
Zogjtë lehin kot në vend të qenëve
Fodullët e vdekur nuk shohin para hunde
Nga jashtë vjen mordja për ëndërrën.
ETJA E UJIT FISNIKËRON
Etja merr rrugë n’krahë shtigjeve të motit
Si shpata e Skënderbeut Gjergj Kastriotit
Etja e ujit fisnikëron lagështirë nuk duron
Mornicat e pëllumbave vdesin me këngë.
*
Etja e ujit merr lumin mbarësinë
Kudo që gjendesh kudo që ndodhesh
I etur je si uji si etja për tokën
Nuk ngopet stërkeqja me dheun e huaj.
*
E merr ëndrrën e lakmisë me zili
Hudhet në det për t’shuar etjen
Nuk shuhet etja me zjarr as me top
Etja e ujit ngulfatje lisi pa gjemba.
*
Sa bukur thehet ëndrra me hop galop
Si çarje lisi fisi e plisi i bardhë nisi disi
Errësira u humb me etje uji n’ujëvarë
Lulet janë të bardha jo të kuqe si më parë.
BIOGRAFIA
Ahmet Pllana u lind në Bakshi të komunës së Obiliqit.Shkollën fillore e kreu në Muzakaj, kurse të mesmen dhe studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Me shkrime letrare ka filluar të merret që nga mosha e re. Në vitet e ’70-ta ishte anëtar i Klubit Letrar “Lulëkuqet e Kosovës” në Obiliq. Në shkollën e mesme e themeloi dhe ishte kryetar i Grupit Letrar “Sami Frashëri”, kurse si student ishte anëtar i Klubit Letrar të Universitetit të Prishtinës. Ka qenw anwtar i Klubit Letrar “Lulwkuqet e Kosovws” dhe mw pas disa vite ka qenë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot. Kontribut ka dhwnw edhe nw Shoqatën për Kulturë “Plus Kult” në Fushë Kosovë.
Vjersha e parë iu botua në “Pionieri” në vitin 1970, kurse në vitin 1971 botoi në “Jeta e Re”, “Zëri”, “Bota e Re”, “Rilindja”, etj. Ka botuar poezi dhe tregime në shumë revista dhe gazeta letrare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ndwrsa disa tregime i janw botuar në gazetën letrare e kulturore “Nacional” që botohet në Tiranë.
Ka punuar gazetar dhe redaktor në disa media të shkruara dhe elektronike në Kosovë, si në gazetat e përditshme “24 Orë”, “Koha Ditore”, Kosova Sot”, “Epoka e Re”, “Lajm”, në gazetën periodike të biznesit “Euro-Biznes” dhe në mediat elektronike, sikurse në “Kosovapress”, “TV News”, “Kosovapost”, redaktor në TV Kontakt në Tiranë, etj.
Në vitin 2010 e botoi librin me poezi me titull “Kujtoj Mollën e Kuqe”. Deri më tani ka botuar këto libra:
- “Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, 2010
- “Hëna fle mbi antenë”, për fëmijë, 2011
- 3. “Rrugëtimi i dritës”, poezi, 2012
- 4. “Dashuri e vetmi”, poezi, 2013
- 5. “Portreti në gjeth”, poezi, 2014
- 6. “Buzëqeshje vjeshte”, poezi, 2015
- 7. “Etja e ujit”, poezi, 2020
- 8. “Jeta i takon atij që fal”, tregime, 2021
- 9. Ribotim, “Kujtoj Mollën e Kuqe”, poezi, 2022
- 10. Ribotim, “Dashuri e vetmi”, poezi, 2022
- 11. ”Mrika”, vjersha për fëmijë, 2024
- 12. “Kitara e buzëqeshjeve”, për fëmijë, 2024
- 13. “Melodi shpirti”, poezi, 2025.
Për librat e poetit Ahmet Pllana kanë shkruar recensione gazetat ditore “Koha Ditore” nga Prof. dr. Muhamet Reçica për librin “Kujtoj Mollën e Kuqe”, ku e vlerësoi librin si art dhe si përmbajtje. Ndërsa, në gazetën “Kosova Sot” ka shkruar Milazim Kadriu, gjithashtu për librin “Kujtoj Mollën e Kuqe”, i cili e vlerësoi librin si art dhe si pwrmbajtje, siç shkruan Kadriu, janw ‘poezi të fuqishme’. Shkrime për librat e poetit Ahmet Pllana ka edhe në mediat tjera ditore dhe periodike. Pllana ka dhënë shumë intervista në media, e sidomos në televizione, sikurse në ATV, TV 1, TV Malisheva, DTV, TV Jupiteri, TV Dodona, etj.
Ahmet Pllana është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

