Orban viziton Moskën për energjinë ruse, sfidon linjën e BE-së ndaj Rusisë

by Nexhat

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka qëndruar në Moskë, ku është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin. Qëllimi i vizitës thuhet të jetë sigurimi i furnizimit me burime ruse të energjisë

Me këtë vizitë, Orbán ka sfiduar edhe njëherë partnerët evropianë, ndërsa ajo po ndodh në një kohë kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

banner

Sipas televizionit shtetëror rus, Putin mësohet t’i ketë thënë kryeministrit hungarez se janë të vetëdijshëm për pozicionimin neutral të Hungarisë në lidhje me situatën në Ukrainë. Putin po ashtu thuhet se e ka falënderuar Orbánin për propozimin që Budapesti të shërbejë si vend potencial për organizimin e një takimi mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në bisedimet mes dy liderëve të pranishëm ishin edhe ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, zëvendëskryeministri Alexander Novak dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ndërsa nga pala hungareze ishte ministri i Jashtëm Péter Szijjártó.

Orbán, i cili Moskën e kishte vizituar për herë të fundit në korrik të vitit 2024, ka sfiduar vazhdimisht përpjekjet e Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund importit të naftës dhe gazit rus nga vendet e BE-së. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti Trump e përjashtoi Hungarinë nga sanksionet amerikane për shkak të importit të naftës dhe gazit rus.

Megjithatë, ky përjashtim do të vlejë vetëm për aq kohë sa Orbán mbetet në krye të qeverisë hungareze

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy