Katastrofë në Azi: Përmbytjet marrin mbi 1,000 jetë, shpallen gjendje të jashtëzakonshme

by informim peje

Katastrofa të mëdha natyrore kanë goditur disa vende aziatike, duke shkaktuar më shumë se 1,000 viktima dhe qindra të zhdukur. Sri Lanka, Indonezia, Tajlanda dhe Malajzia po përballen me përmbytjet më të rënda të viteve të fundit, teksa autoritetet dhe ushtria janë mobilizuar për operacione shpëtimi dhe ndihme emergjente.

Në Indonezi, ku më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe po aq rezultojnë të zhdukur, presidenti Prabowo Subianto vizitoi zonat më të goditura në Sumatrën Veriore. Ai deklaroi se prioritet është “dërgimi i menjëhershëm i ndihmës së nevojshme”, ndërsa në terren janë vendosur avionë, helikopterë dhe tre anije luftarake për të transportuar furnizime.

banner

Subianto përballet me thirrje në rritje për shpalljen e një emergjence kombëtare, në një nga fatkeqësitë më të rënda në vend që nga cunami i vitit 2018 në Sulawesi.

Sri Lanka është goditur po ashtu rëndë, me të paktën 334 viktima, sipas agjencisë shtetërore të menaxhimit të katastrofave. Presidenti Anuradha Kumara Dissanayake shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe e quajti situatën “katastrofën më të madhe dhe më të vështirë në historinë e vendit që nga cunami i vitit 2004”.

Helikopterët ushtarakë u përdorën për të evakuuar banorët e bllokuar, por një prej tyre u rrëzua mbrëmjen e së dielës në veri të Kolombos.

Në Tajlandën jugore, 176 persona kanë humbur jetën në një prej përmbytjeve më vdekjeprurëse të dekadës së fundit. Ndërsa qeveria po dërgon ndihma, zemërimi publik për menaxhimin e krizës është rritur, duke çuar në shkarkimin e dy zyrtarëve lokalë.

Në Malajzi, përmbytjet në shtetin e Perlis shkaktuan dy viktima, ndërsa zona të gjera toke mbetën nën ujë pas shirave të rrëmbyeshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy