Policia dhe Prokuroria Specaile kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për arrestimin e shtetasit të Suedisë të kërkuar me urdhër arrest nga autoritetet atje.
A. B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë. Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.
Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.
Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
– 52480 euro para të gatshme,
– patentë shofer suedez –me dyshim te falsifikuare nr, 27242813 ne emër te një personi tjetër,
– letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër,
– tre (3) telefona celularë,
– orë Rolex ngjyra e bardhe –ari,
– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,
– një DVR ,
– një veturë.
Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:
njëzet (20) armë (AK-47)
njëzet (20) karikator (AK-47)
dy automjete
gjashtë telefona si dhe
dokumente relevante për rastin.
I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

