IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, bëjnë të ditur se për dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë.

Lidhur me rastin e parë IPK, njofton se kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

banner

Edhe  në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

“Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të IPK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy