Haxhiu kundër Avokatit të Popullit: “Mbroni Listën Serbe, heshtni për shkeljet ndaj mërgatës

by informim peje

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar Avokatit të Popullit për komunikatën ku e kundërshtoi vendimin e KQZ’së për moscertifikimin e Listës Serbe. Një gjë e tillë ai tha se duhet të bazohet në një ligj e jo në qëndrime politike.

Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban.

banner

“Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban. Kësaj radhe ky institucion paska reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe. Reagim i çuditshëm përveçse i padrejtë. Si është e mundur që për një subjekt si Lista serbe që lufton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk e njeh Kosovën, e ka pasur nënkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe jo vetëm që nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë, por ka mbajtur tre ditë zie për terroristët e vrarë aty, IAP shprehet i shqetësuar me kaq lehtësi?”

Ajo shton se “edhe më e rëndë bëhet gjendja” pasi Avokati i Popullit “nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për tendencat e vazhdueshme dhe vendimet që po vështirësojnë votimin e mërgatës”.

Sipas saj, vendimi i KQZ nuk është kundër subjekteve serbe e as qytetarëve serbë.

“IAP nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Vendimi i KQZ nuk është kundër subjekteve serbe dhe as qytetarëve serb sepse tashmë KQZ ka certifkuar disa subjekte serbe. Arsyet për moscertifikimin e LS tashmë janë të njohura dhe të justifikuara. Ky lloj selektiviteti bie ndesh me parimet e transparencës dhe paanshmërisë që IAP duhet t’i mbrojë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy