Avni Arifi kritikon VV-në: Rikthimi i figurave me aktakuza, hap pas për standardet politike

by informim peje

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se këtë vit nuk pati ndonjë befasi të madhe.

Në emisionin “Kiks Kosova”, Arifi u shfaq veçanërisht kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi, sipas tij, partia në pushtet ka rikthyer në skenë figura me aktakuza, gjë që e sheh si hap pas për standardet politike.

banner

Ndër të tjera, Arifi vlerësoi pozitivisht lëvizjet e partive të tjera.

Sipas tij, PDK-ja me rikthimin e Bedri Hamzës ka marrë një përforcim të rëndësishëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë elektoral.

Edhe listat e LDK-së i konsideroi hap pozitiv. Arifi tha se kjo parti ka sjellë figura meritore, të cilat, sipas tij, mund të rikthejnë një frymë më të pastër rugoviane brenda partisë.

Ish-diplomati theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas vlerësimit të tij, ka listën më të pasuruar. Ai tha se AAK-ja është fokusuar te profesionistë me karrierë të spikatur, të cilët njëkohësisht kanë potencial të sjellin vota.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy