SHQIPTARËT DHE RELIGJIONET DJE, SOT DHE NESËR!

by Nexhat

Shkruan: Prof. Ahmet ASANI

Historiografia bashkëkohore pranon gjerësisht se krishterimi në Ballkan ka nisur qysh në gjysmën e parë te shekullit I p.e.s dhe se hapësira iliro-arbërore ka qenë ndër vatrat e para të tij. Burimet arkeologjike, dokumentare dhe kishtare dëshmojnë se, kur sllavët kishin filluar të vinin në Ballkan nga shekujt VI–VII, popullsia autoktone ilire tashmë jo vetëm që kishte pranuar krishterimin, por edhe ishte integruar në strukturat kishtare të Perandorisë Romake dhe më pas asaj Bizantine.

banner

Ky fakt ka rëndësi themelore për të kuptuar se shqiptarët janë një popull me traditë të hershme të besimit monoteist, të cilët gjithashtu kishin punuar në drejtim të krijimit të shtetit të tyre, por mjerisht ishin dyndjet sllave ato që penguan krijimin e një shteti arbëror, duke i shtyrë shqiptarët nga trojet e tyre te Dardanisê drejtë Alpeve te Shqipërisë!

Burimet historike flasin për një formë të hershme shtetërore arbërore me qendër në Mirditë, të formësuar gjatë shekujve XI–XII, që mendoj se përbën embrionin e parë mbi të cilin më vonë do të mbështeten format e tjera të organizimit politik arbëror, si Besëlidhja e Lezhës 1444, shteti i Gjergj Kastriotit 1444- 1479, Rilindja Kombëtare dhe shpallja e Pavarësisë më 1912.

Konvertimi i shqiptarëve në Islam nuk ishte një proces i njëtrajtshëm dhe as i thjeshtë. Ai u zhvillua nën ndikimin e rrethanave ekonomike, sociale dhe politike të kohës. Në shumë raste, konvertimi përfaqësonte një akt pragmatik për të ruajtur jetën dhe pronën, si dhe për t’iu shmangur diskriminimeve fiskale që rëndonin mbi popullsinë e krishterë.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes në tri fe, shqiptarët arritën ta ruajnë frymën e përbashkët kombëtare. Ky fakt përbën një veçanti historike të rrallë në Ballkan, e cila krijoi bazën mbi të cilën do të ndërtohej Rilindja Kombëtare.

Rilindasit shqiptarë e kuptuan qartë se feja nuk duhej të ishte qëllim në vetvete, por mjet në shërbim të kombit. Ata i përdorën të tri fetë për të mobilizuar shqiptarët rreth gjuhës, arsimit dhe pavarësisë politike, duke i vendosur interesat kombëtare mbi ato fetare!

Për dallim nga Rilindasit që ishin me vizion unifikues kombëtar, sot disa rryma fetare të instrumentalizuara, janë duke prodhuar përçarje kombëtare dhe regres shoqëror.

#Përfundim

Mendoj që ne shqiptarët, si popull që ne krahasim me popujt tjerē jemi të vonuar në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve të qëndrueshme shtetërore, nuk e kemi luksin që në këtë shekull të dijes të humbasim energji duke u marrë me dogma fetare.

Mendoj që për ne shqiptarët, rruga më e ndritur për ta njohur Zotin është rruga e dijes që na bashkon si komb.

Vetëm një shoqëri shqiptare e ndërtuar mbi arsim, shkencë, punë dhe vlera kombëtare e qytetare mund ta ruajë unitetin kombëtar dhe të ndërtojë një të ardhme të denjë në botën moderne.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy