Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij domethënëse në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar rëndësinë e mandatit të konfirmuar nga populli i Kosovës, duke shprehur shpresën që kjo fitore të kthehet në sukses dhe përparim për vendin, si dhe për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar,” shkruan Rama.
E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.…
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025

