Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova

by Nexhat

Me rastin e mbarimit të festave të fundvitit, bashkëatdhetarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Kështu që, këto ditë vërehet një fluks i madh në pikat kufitare.

banner

Në përditësimin e fundit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritjet për të dale nga Kosova shkojnë deri në 70 minuta, në Merdarë e ku kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra,

Kurse, te “Dheu i Bardhë” pritjet sillen nga 30 e deri në 40 minuta, derisa në Jarinjë nga 20 e deri në 30 minuta.

Ndërkaq, te pikat e tjera, pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy