Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar arsyet pse klubi vendosi të rikthejë Joao Cancelon, duke theksuar se afrimi i mbrojtësit portugez është një përforcim real për skuadrën dhe jo thjesht një transferim emri.
Sipas Decos, Cancelo i jep më shumë alternativa taktike ekipit të Hansi Flick dhe rrit cilësinë e skuadrës. Ai pranoi se operacioni ishte i vështirë për shkak të kufizimeve financiare, por u bë i mundur falë dëshirës së lojtarit për të luajtur te Barça dhe gatishmërisë së tij për të përshtatur pagën.
“Në janar, objektivi ishte të përmirësonim cilësinë e ekipit dhe Cancelo e bën pikërisht këtë,” u shpreh Deco.
Joao Cancelo pritet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor këtë të shtunë në Barcelonë, përpara se rikthimi i tij të zyrtarizohet. Pas kësaj, Hansi Flick do të ketë në dispozicion një lojtar të nivelit të lartë që përshtatet plotësisht me nevojat e klubit

