KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me “Shpatën e Artë”

by Nexhat

Misioni i KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë” (Golden Sabre) në poligonin stërvitor të Kampit Vrelo, me pjesëmarrjen edhe të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë për reagim ndaj krizave dhe situatave emergjente në Kosovë.

banner

Gjatë stërvitjeve u zhvilluan skenarë të ndryshëm, përfshirë menaxhimin e turmave dhe trazirave, evakuimin e shpejtë mjekësor, si dhe identifikimin dhe trajtimin e mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme

Në këto aktivitete, pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së ushtruan edhe procedurat për trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore në një ambient të simuluar si të kontaminuar.

Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe profesionalizmit në garantimin e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, për sigurinë e tyre dhe tonën. Kjo është ajo që ne jemi këtu për të ofruar: me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, deklaroi Vergori.

KFOR-i ka bërë të ditur se ushtrimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin e forcimit të koordinimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, si dhe mbështetjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë

*fotografi nga arkivi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy