Milan zhgënjen sërish

by Nexhat

Milan ka vazhduar me paraqitje zhgënjyese në Serie A, duke barazuar 1-1 ndaj Fiorentinës, skuadrës së parafundit në tabelë.

Me këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri e ka vërtetuar edhe një herë se nuk është seriozisht në garë për titullin e kampionit.

banner

“Rossonerët” po hasin vështirësi të mëdha ndaj ekipeve më të dobëta të kampionatit. Pas rezultateve negative ndaj Pisa, Parma, Sassuolo, Genoa dhe humbjes nga Cremonese, Milan nuk ka arritur të fitojë as ndaj Fiorentinës.

Milan ka zhvilluar një lojë të dobët, të ngadalshme dhe pa ide në fazën sulmuese.

Edhe pse Christian Pulisic dy herë ka dalur i vetëm përballë portierit David de Gea në pjesën e parë, spanjolli ka qenë vendimtar dhe e ka mbajtur Fiorentinën në lojë.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar mbrojtësi i Fiorentinës, Pietro Comuzzo, me kokë pas një goditje nga këndi.

Milan ka arritur të barazojë me anë të rezervistit Christopher Nkunku, por fitorja nuk ka ardhur. 

Në minutat shtesë, Fiorentina ka qenë shumë pranë fitores. Marco Brescianini e ka goditur shtyllën në minutën e nëntëdhjetë e gjashtë, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë Moise Kean ka dalur i vetëm përballë Mike Maignan, i cili e ka shpëtuar Milanin nga humbja.

Pas këtij barazimi, Milani ka dyzet pikë në tabelë, ndërsa Fiorentina mbetet në fund të renditjes me katërmbëdhjetë pikë.

Në xhiron e ardhshme, Milani do të përballet me Comon në udhëtim, ndërsa Fiorentina do të luajë si mysafire ndaj Bolognës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy