Inter, hija e madhe e Chivu: Asnjë fitore në ndeshjet e mëdha prej 13 sfidash

by Nexhat

Statistikat po kthehen në një problem serioz për Cristian Chivu në stolin e Interit.

Siç nënvizon Gazzetta.it, tekniku zikaltër po përballet me një tabu që po zgjat prej shumë kohësh, mungesa e fitoreve në ndeshjet e mëdha.

banner

Në 13 përballje kundër rivalëve direkt për titull dhe zonat e larta të tabelës, Interi i Chivu nuk ka arritur asnjë fitore,

Bilanci është zhgënjyes dhe ka rritur presionin rreth trajnerit, sidomos në një sezon ku pritshmëritë ishin të larta.

Fitorja e fundit e Interit në një ndeshje të madhe mbetet ajo e 22 prillit 2024, triumfi 1-2 në derbin ndaj Milanit.

Një sukses që sot duket shumë i largët, pasi që prej asaj date zikaltërit kanë hasur vështirësi të mëdha sa herë janë përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Gazzetta.it thekson se ky trend po ndikon edhe në perceptimin e punës së Chivu, i cili po vlerësohet pozitivisht për menaxhimin e grupit, por kritikohet për mungesën e rezultateve në momentet kyçe.

Ndeshjet e mëdha, Milan, Juventus, Napoli, ato që përcaktojnë sezonin, vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për Interin aktual.

Në javët në vijim, Chivu do të ketë mundësinë të thyejë këtë tabu, por koha dhe durimi nuk janë aleatë të përhershëm në një klub që është mësuar të luftojë për trofe.

Ndeshja e mbrëmshme ndaj Napoli 2-2, e tregon më së miri problemin e Chivu dhe Interit në derbi të mëdha. 0 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje.

No description available.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy