Berat Gjimshiti pritet të rikuperohet brenda tre javësh

by Nexhat

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pritet të rikthehet në dispozicion të Atalantës brenda disa ditësh deri në tre javë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Torinos, e fituar nga bergamaskët 2-0.

32-vjeçari u largua nga fusha i dëmtuar në fund të pjesës së parë pas një përplasje trup më trup me ish-shokun e tij të skuadrës, Duván Zapata. Frika fillestare për një dëmtim më të rëndë ka rezultuar e pabazuar.

banner

Fillimisht u mendua për një dëmtim të mundshëm të kockës së legenit, por rezultatet e analizave treguan se Gjimshiti ka këputur muskulin iliakal që përfshin edhe barkun.

Rikuperimi nga ky lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të trajtimit dhe intensitetit të dëmtimit.

Kjo do të lejojë që mbrojtësi i kombëtares të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Atalantës dhe të përfaqësimit me Shqipërinë në “play-off” në muajin mars

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy