Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores e cila u raportua se është goditur me mjet të fortë në një institucion parashkollor në Pejë.
Sipas njoftimit zyrtar të Spitalit, pacientja është pranuar për trajtim mjekësor si pasojë e goditjes me mjete të forta. Pas ekzaminimeve të nevojshme dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, gjendja e saj është vlerësuar stabile, ndërsa e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm, sipas rekomandimeve mjekësore.

