KESCO: Gjysma e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë po mbulohet nga importi

by engel

Rritja e çmimeve dhe varësia nga importi krijojnë presion në furnizimin me energji; qytetarët thirren të kursejnë.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në vend është mbuluar përmes importit të energjisë elektrike.

banner

Në një njoftim për media, KESCO thekson se sasia e lartë e energjisë së importuar dhe çmimet e saj në rritje po krijojnë presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit. “Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit,” thuhet në njoftim.

Kompania ka bërë thirrje për kursim të energjisë, sidomos gjatë orëve të pikut, duke theksuar se kursimi ndihmon në uljen e nevojës për import dhe mbajtjen e stabilitetit të furnizimit. “KESCO do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm për konsumatorët,” shton kompania.

Ekspertët e sektorit energjetik paralajmërojnë se kursimi dhe menaxhimi i kujdesshëm i energjisë mbeten të domosdoshme për të shmangur presionin e vazhdueshëm mbi tregun dhe kostot për qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy