Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Ai tha se kanë diskutuar “për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian”.
“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal.”

