Abdixhiku pret në takim Sorensenin, tregon se për çka biseduan

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Abdixhiku ka thënë se kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

banner

“Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën. Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në përmbyllje të takimit, shpreha pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy