Daku një “ekstremist” në Rusi, rrjetet sociale të sulmuesit shqiptar janë të ndaluara

by Nexhat

Kontributi i tij është maksimal. Po ashtu, edhe vlerësimi nga tifozët e Rubinit dhe drejtuesit e Republikës Autonome të Tatarstanit.

Gjithsesi, kjo nuk ka mjaftuar që Mirlind Daku të ketë një jetë krejtësisht të qetë në Rusi.

banner

Çfarë po ndodh?

Sulmuesi i Shqipërisë, sipas mediave në Kazan, është duke jetuar i rezervuar që nga vjeshta, kur u martua me modelen shqiptare Vesa Vlasaliu.

Aq e vërtetë është kjo saqë, sipas këtyre mediave, Daku ka qenë shumë i tërhequr pas lindjes së vajzës së tij, për të cilën ka hedhur vetëm ndonjë foto në rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq, por “Biznes Onlajn” nga Tatarstani, komenton se faqet personale të Dakut në Instagram dhe FB janë shpallur si faqe ekstremiste nga autoritetet ruse.

Nuk dihet se përse është marrë një vendim i tillë, por besohet se ligjet në Rusi janë ashpërsuar që pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe edhe postime që mund të quhen normale, konsiderohen si rrezik për Federatën Ruse.

Daku e mbylli një herë faqen e tij në Instagram, pastaj i hapi sërish, por nuk ka qenë aktiv, përcjell abcnews.

Ndërkaq, sulmuesi shqiptar vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ndërsa klubi shkarkoi trajnerin Rahimov dhe afroi teknikun e ri, Frank Artiga

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy