Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar vazhdimin e sezonit të “Los Blancos” pas humbjes turpëruese dhe shokuese mbrëmë.
Reali u eliminua nga Copa del Rey pasi u mposht nga ekipi i ligës së dytë spanjolle, Albacete me rezultat 2:3, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, pasuesi i Xabi Alonsos beson se “Mbretërit” mund ta shpëtojnë sezonin pasi janë ende në gara për trofe të mëdhenj.
Reali gjendet në vendin e dytë në kampionatin spanjoll, jo shumë larg lideres Barcelona, ndërsa është ende në garë edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.
“Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësishëm: Ligën e Kampionëve dhe La Ligan”, u shpreh Arbeloa, i cili ndër të tjera i mori përgjegjësitë për humbjen e mbrëmshme të ekipit të tij

