Me urdhër të shefit të BIA-s, i ndalohet hyrja në Serbi aktivistit opozitar rus Peter Nikitin

by informim

Aktivisti opozitar rus Peter Nikitin është ndaluar në Aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit, kur ka tentuar të hyjë në Serbi, prej ku jeton prej shumë vitesh.

Sipas medieve serbe, atij i është thënë se duhet të largohet nga Serbia, megjithatë ai e ka refuzuar një gjë të tillë.

banner

“Pas pushimeve vjetore që kalova me nënën time në Portugali, më refuzuan hyrjen në Serbi. Në kufi më thanë që hyrja ime ishte e ndaluar, nuk u dha asnjë shpjegim se pse. Unë nuk shoh ndonjë bazë tjetër, përveç aktivitetit tim politik dhe faktit që këtu po mobilizoj një protestë kundër presidentit rus Vladimir Putin. Natyrisht, ajo protestë nuk është e mirëpritur në Serbi, njerëzit që nuk e duan Putinin nuk janë të mirëpritur në Serbi”, ka shpjeguar Nikitin.

“Kam refuzuar të shkoj në Frankfurt, siç më kanë urdhëruar, sepse nuk kam çfarë të kërkoj atje. Shtëpia ime është Beogradi, kam shtatë vjet që jetoj këtu, kam më shumë se 20 vite që vij këtu dhe kam dy fëmijë këtu”, shton ai.

Nikitin ka treguar se kjo ndalesë ka ardhur pas vendimit të shefit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin, i cili tashmë është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Ai thotë se nuk llogarit në ndihmën e Ambasadës së Federatës Ruse, por gjithashtu tregon se është shtetas i Holandës dhe se do të kontaktojë me përfaqësinë diplomatike të atij shteti në Serbi.

“Do t’ua bëj të ditur të gjithëve. Kjo është shtëpia ime, fakti që unë i shpreh hapur pikëpamjet e mia, që jam kundërshtar i politikës së Vladimir Putinit, kjo nuk është arsye që ata të mos më lënë të shkoj në shtëpi”, përfundon aktivisti rus.

Lidhur me këtë, ka reaguar avokati i tij Çedomir Stojkoviq duke thënë se kjo ka ndodhur një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur në listën e sanksioneve kryespiunin e BIA-s.

https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1679368441373896704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1679368441373896704%7Ctwgr%5E0f2cca62a21f5faab761904f87d7d12377584ee7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fme-urdher-te-shefit-te-bia-s-i-ndalohet-hyrja-ne-serbi-aktivistit-opozitar-rus-peter-nikitin%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy