Lista e LDK-së nga rinuëmrimi i deritanishëm, Abdixhikut i hiqen më së shumti vota, Paris Gurit i shtohen disa

by Nexhat

Ndryshime pas rinumërimit po pëson edhe lista për deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në kutitë e rinumëruara deri tani, në listën e partisë që drejton Lumir Abdixhiku janë minusuar 276 vota, derisa janë shtuar vetëm 103.

Listës së kandidatëve që u janë minusuar vota më së shumti në LDK i prinë kryetari i kësaj partie me minus 20 vota, Xhafer Gashi e Zeni Krasniqi me nga 17 vota më pak, Anton Quni me 16, Rrezarta Krasniqi me -11, Serbeze Muçaj me -11 dhe Arben Gashi me -10.

banner

Paris Gurit ndërkohë i janë shtuar 10 vota, Esra Myrtezanit 6, Fetah Rudit 6, Ermal Sadikut 5 dhe Kimete Hasallarit 5.

Procesi i rinumërimit po vazhdon dhe do të realizohet për mbi 900 vendvotimet. Deri tani janë rinumëruar 217 vendvotime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy